Takimi i nesërm Kurti-Vuçiq, në Bruksel do të jetë edhe Bideni

Takimi i nesërm Kurti-Vuçiq, në Bruksel do të jetë edhe Bideni

Gjithçka është përgatitur. BE-ja nesër herët do ta organizojë dhe ndërmjetësojë takimin e parë Kurti-Vuçiq. Në Bruksel do të jetë i pranishëm edhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden, për të marrë pjesë në një sa mit ku mund të diskutohet edhe çështja e dia logut Kosovë-Serbi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen për herë të parë nesër paradite në Bruksel. Pasdite, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell – i cili do ta ndërmjetësojë takimin Kurti-Vuçiq në mëngjes – do të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në një sa mit BE-SHBA.

Nuk ka ndonjë lidhje midis datave të raundit tjetër të dialogut Beograd-Prishtinë dhe samitit BE-SHBA. Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell do ta kryesojë dialogun në mëngjes dhe do të marrë pjesë në samitin BE-SHBA pasdite”, tha Stano.

Borrell mund t’i raportojë Bidenit për zhvillimet në takimin Kurti-Vuçiq. Zyrtarisht, BE-ja nuk e ka specifikuar këtë, por ka konfirmuar se në samitin me SHBA-në do të diskutohen disa tema.

Kurti, që ka shkuar sot në Bruksel, të martën fillimisht do ta zhvillojë një takim dy palësh me ndërm jetësuesin kryesor të BE-së, Josep Borrell. Pas takimeve të ndara bi laterale të Borellit me Kurtin dhe Vuçiqin, do të zhvillohet një takim tre palësh, në të cilin do të marrë pjesë edhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Derisa për BE-në paraditja e nesërme shënon fillimin e rau ndit të ri të dialogut, për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq nuk është takim i dialogut.

“Ne mendojmë që dia logu i ardhshëm me pa lë n tjetër ka nevojë për një pla tformë dhe str ategji. Ne ende nuk jemi ulur në tavolinë me palën tjetër dhe rrje dhimisht nuk mund të flitet për asnjë lloj dialogu”, është shprehur Kurti në Kuvend para disa ditësh.

Ai ka thënë se takimi me Vuçiqin do të jetë vetëm dis kutim mbi formatin dhe ecurinë e bise dimeve që do të zhvillohen në të ardhmen.

 

Por neg ocimi mes Kurtit dhe Vuçiqit ka disa ditë që ka nisur në dis tancë me re a gime e kun dë rpërgjigje.

Tema pa të cilën Serbia konsideron se dia logu s’ka kuptim, është krijimi i As o ciacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kurti, ndërkaq, ka thënë se nuk mund të ketë Aso ciacion një etnik.