URIME! Prej sot Mërgata nuk ka nevojë të paguajë policën kufitare

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga sot, mërgata nuk do ta paguajë policën kufitare.

Murati ka shkruar në Facebook se me marrëveshjen e arritur ndërmjet Bankës Qendrore të Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Qeveria do ta mbulojë çmimin e reduktuar për 35 për qind.

Sipas Muratit, nëse llogariten edhe kursimet e tarifave bankare, me këtë marrëveshje do të kursehen mbi 3 milionë euro.

Po ashtu, Murati ka paralajmëruar se së shpejti do të ketë zgjidhje permanente të këtij problemi, duke aluduar në heqjen e policës dhe anëtarësimin në Kartonin e Gjelbër.

“Prej sot, mërgata nuk ka nevojë të paguajë për policën kufitare. Me marrëveshjen e arritur, me BQK dhe BKS, Qeveria mbulon çmimin e reduktuar për 35%. Nëse llogariten edhe kursimet e tarifave bankare, me këtë marrëveshje do të kursehen mbi 3 milionë euro. Mirëpo më e rëndësishmja është që ne do të angazhohemi edhe për një zgjidhje

permanente të këtij problemi, e cila besoj që do të vie shumë shpejt”, ka shkruar Murati.