Ushtria amerikane prodhon bazuka që rrëzojnë dronët, sa do të jetë çmimi

Departamenti amerikan i Mbrojtjes, ka bërë thirrje për dizajn të ri të armës që do të mund të rrëzonte dronët e armikut nga toka, shkruan Popular Science.

Arma e parashikuar për përdorim sikurse bazuka antitank, vjen me një version më të vogël për mbajtje në kraharor.

Siç raporton PopSci, çdo njësi e ushtrisë është e interesuar për një zgjidhje mobile kundër fluturakeve pa pilot.

Sipas kërkesës që është bërë publike për opinionin, kërkohet “zgjidhja potenciale” në këtë fushë. Përkatësisht një pajisje e lirë dhe efikase që do të kontrollohej dhe të shkrepte nga toka.

Arma do të duhej të kushtonte 15.000 dollarë për njësi, edhe pse ende nuk dihet nëse shpenzimet e lansuesit dhe municionit janë shpenzime shtesë.

Versionet mekanike do të duhej të peshonin 24 kilogramë dhe të kushtojnë 37.000 dollarë amerikanë.

Pentagoni gjithashtu kërkon që sistemi i saj kundër fluturakeve pa pilot, të mund të rrëzojë fluturaket nga një
distancë prej të paktën 500 metrave.

Qeveria amerikane gjithashtu nuk ka hedhur poshtë mundësinë e përdorimit të laserit për rrëzimin e dronëve.