Vetëvendosje “trondit” Thaçin, ia publikojnë marrëveshjen me Daçiq për Zajednicën – zbulojnë emrat e deputetëve që votuan pro

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një shkrimi në Facebook, ka publikuar 6 pikat e para nga 15 sosh, të marrëveshjes mes Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiq, të datës së 19 prillit të vitit 2013.

Sipas kësaj partie, këto pika e afirmonin ‘Zajednicën’ e komunave me shumicë serbe.

“Sot, më 27 qershor 2021, u mbushën 8 vjet nga ratifikimi i saj në Kuvendin e Kosovës.

Të nesërmen e ratifikimit, më 28 qershor 2013, Këshilli Evropian pat vendosur t’ia hap Serbisë negociatat për anëtarësim në Bashkim Evropian”, thuhet në reagimin e VV-së.

Madje, kjo parti ka publikuar edhe emrat e të gjithë deputetëve se si kanë votuar atëbotë.

Ja postimi i VV-së: