(VIDEO) Pronari i hotelit terr orizon familjen në Himarë, u del para makinës fëmija nuk pushon së qari

Një tjetër histori si ajo e Mihalit në Jug të vendit qw ndodhi vitin e kaluar. Një çift pushuesish, kësaj here shqiptarë me një vajzë të vogël kanë shkuar për të kaluar disa ditë në bregdetin e Livadhës, por fundi i tyre nuk ka qenë aspak i qetë.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se çifti kishte prenotuar për tre ditë hotelin, të premte, të shtunë dhe të diel, por pak ditë më parë kanë kërkuar nëse ishte e mundur të shkonin që të enjten dhe nga ana e hotelit i është dhënë përgjigje pozitive.

Ndërsa qëndrojnë për dy ditë, çifti i pakënaqur nga kushtet tenton të largohet të shtunën, duke kryer pagesën për ditët e qëndrimit, por pronarja nuk i lejon duke i kujtuar se kishin prenotuar deri të dielën dhe duke i kërkuar pagesën.

Në videon e siguruar nga Brryli Broadway shihet se gruaja shumë e irrituar, pasi sheh se po filmohet akuzon pushuesit se i kanë bërë dëm dhe i kanë djegur çarçafët duke i kërkuar

paratë, teksa i ka dalë në rrugën kryesore në Himarë për t’i penguar të largohen.
VIDEO