Vjen deklarata e fortë kundër Edi Ramës: Po u shet grekëve detin e shqiptarëve, ja sa shumë

LSI ka a ku zuar rëndë kryeministrin Edi Rama se po i shet detin Greqisë. Ka qenë nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili që përmes një postimi në Facebook hodhi këto a kuza.

“Edi Rama e ditkërka shumë mirë sesi bëhet dhe miratohet një marrëveshje për kufijtë shtetërore por tani m ohon veten dhe gjithë ç’ka deklaruar ndaj e pyesim sot: Pe ngu i kujt dhe i cilit interes personal është bërë Edi Rama, që po shet jo një litër ujë deti, por të gjithë detin e Shqipërisë?? Peng i kujt dhe i cilit interes personal është Rama që vendos për një zgjidhje që e vë Shqipërinë në disavantazh shumë të qartë dhe të një humbjeje të paralajmëruar përballë Greqisë në Gj ykatën Ndërkombëtare??

Pe ng i kujt dhe i cilit interes personal është Edi Rama, që marrëveshjen politike me Greqinë, e cila sipas ministrit të Jashtëm grek Dendias është mbyllur në tetor, nuk e ka çuar as në Kuvend dhe as te Presidenti?? P eng i kujt dhe i cilit interes personal është bërë Edi Rama, që bën veprime të tilla kaq të rënda, që Kushtetuta ia ndalon kategorikisht, duke konsumuar krimin e tradhtisë së lartë, pasi nuk është dhe s’mund të jetë gjë tjetër shitja e kufijve shtetëror, që ai po kryen”, tha ai, ndërsa kërkon përgjigje për pyetjet që ka shtruar.