Vjen lajmi i keq për Albin Kurtin: Kjo është arsyeja pse Shqipëria nuk e paditë Serbinë në emër të Kosovës

Kosova synon ta paditë Serbinë për gjnocid, dhe këtë mund ta bëjë Shqipëria në emër të Kosovës.

Së paku kështu ka paralajmëruar Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë në Kosovë.

“Padia për gj.nocid do të jetë padyshim një ndër dokumentet kryesor. Zyra e kryeministrit është duke punuar me një kujdes të shtuar, me seriozitet, me hapa të kujdesshëm, dhe është në bashkëpunim të plotë me institucione të tjera, sidomos me institucionin e presidentit, presidentes Osmani dhe kryetarit të kuvendit, për herë të parë në republikën e Kosovës, pas sa viteve, e kemi në të njëjtën faqe, në të njëjtin zë, presidenten, kryeministrin dhe kryetarin e kuvendit”, ka deklaruar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Por analisti dhe publicisti nga Shqipëria, Rexhep Shahu, thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë, pasi pushteti aktual i Shqipërisë nuk e padit shtetin serb në asnjë rrethanë.

“As e besoj as ka për të ndodhur që Kosova ta padisë Serbinë për gj.nocid apo për çfarëdo lloj padie kundër Serbisë Aq më absurde e qesharake është e thëna se Kosova mund ta padisë Serbinë përmes Shqipërisë. Të bëhemi esëll, asnjëherë në asnjë rrethanë pushteti aktual i Shqipërisë nuk e padit Serbinë kurrë për asnjë arsye dhe as për Kosovën. Arsyeja është se Shqipëria e Serbia kanë një aleancë të fshehtë e të shpallur, një miqësi të vjetër të dëshmuar dhe të ndërtuar e kalcifikuar nga Enver Hoxha e Tito. Raportet e afërta të Edi Ramës me Serbinë nuk janë risi, nuk është çudi, është traditë marrëdhënia e komunisteve e socialistëve shqiptarë me Serbinë”, shprehet Shahu.

Sipas tij, edhe në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, Aleksandër Vuçiq bëri thirrje që të votohet Partia Socialiste e Edi Ramës.

“Asnjëherë e majta socialiste e komuniste e Shqipërisë nuk ka dalë hapur kundër Serbisë. E djathta ose Partia Demokratike e Shqipërisë qe ne krijimin e saj e ka shpallur Kosovën Ylli polar i politikes shqiptare e kombëtare. Edhe ne zgjedhjet e fundit politike në Shqipëri presidenti i Serbisë bëri thirrje të votohej Partia Socialiste e Shqipërisë, partia e Edi Ramës dhe të mos votohej Partia Demokratike e Shqipërisë për shkak se është parti e veriorëve dhe e Sali Berishës që nuk e don Serbia”, deklaron Rexhep Shahu.

Më tej, Shahu thekson se Kosova dhe Shqipëria nuk i kanë përkrahur edhe individët të cilët kanë tentuar të ngritin padi ndaj Serbisë.

“Shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë duhen ndëshkuar edhe pse nuk kanë përkrahur, nxitur e asistuar qytetarë në Shqipëri e Kosovë që të bëjnë padi individualisht kundër shtetit serb. Nëse shqiptarët do të bënin paditë e duhura, në kohen e duhur kundër shtetit serb, në gjykatat e duhura, sot serbët nuk do të guxonin të vishnin kostumin e vlktimës dhe t’ua linin në duar shqiptarëve kostumin e xheIatit. Kosova e Serbia kane patur rast të bëjnë shumë herë padi kundër Serbisë pa hyrë në padinë për gj.nocid që është gjë shumë e vështirë”, thotë publicisti Shahu.