“Vlora Çitaku e bukur, e zgjuar për Kryetare të Partisë më të shëmtuar në Kosovë!”

“Vlora Çitaku është tepër e bukur dhe zgjuar për të qenë Kryetare e Partisë më injorante dhe më të shëmtuar në Kosovë . E flet anglishten rrjedhshëm dhe zëri i tingëllon si Monika Seleshit, krahasuar me Hashim Thaçin që e përziente me shqip e serbisht dhe e bënte shllungë të leshit.

Imagjinojeni sa mediokri u del përpara njerëzve të zgjuar në këtë shtet, dhe i detyron për të pritur, deri sa të ngopen vetë me pushtet.

Në këtë rast vlenë ajo thënia: Prit magar deri sa të del barë.

Nuk e keni idenë sa shumë turistë kemi në këtë shtet, që e kanë humbur rrugën në profesionet e huaja.

Tani ata janë pjesë e politikës sonë, edhe pse diplomat që vërtetojnë se janë profesionistë në një lëmi të caktuar, i kanë të blera në kiosqe.

Asgjë nuk urrej më shumë se njerëzit e diplomuar që nuk kanë as njohuri bazike në profesionet e tyre”.