Vlora Çitaku po rikthehet, kjo do të jetë pozita që do ta ketë në PDK

“Urime Memli, shoku im i fëmijërisë, bashkëudhëtari im politik tash e 17 vite!

Të priftë e mbara! Bashkë!”, ishte urimi që Vlora Çitaku ia bëri Memli Krasniqit me rastin e zgjedhjes së këtij të fundit si kryetar i PDK’së.

Përnes urimit, Çitaku konfirmon që do të jetë pjesë e strukturave të PDK’së pas një pauze disavjeçare.

Memli e Vlora ishin shokë shkolle në tê njëtên klasë dhe afërsia që kanë shihet edhe nga postimi i saj.

Por, cili do të jetë pozicioni i saj në strukturën e re.

Sipas burimeve tona brenda PDK’së, Çitaku pritet të jetë nënkryetarja e parë e partisë, duke u konsideruar si njerou numër dy i saj.

Ajo pa diskutim ishte personi më i kërkuar që ta marrë edhe kreun e partisë. Por, kjo oi pamundësua nga moosqënia pjesë e partisë për kohë të gjatë, gjë e e pranoi edhe vet.

Ndikim thuhet të ketë patur edhe mosdakordimi nga Haga.

Ndryshe, Çitaku ka paralajmëruar që mund të jetë pjesë e garës për kryetare në konventen që mbahet pas dy vjetësh. (Kosova ime)