Vlora Çitaku: “UÇK është në Hagë“

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka folur për krerët e UÇK-së që janë duke u mbajtur në Hagë duke thënë se ata nuk janë marrë në Hagë për arsye se kanë qenë liderë të PDK-së.

“Ata janë marrë në Hagë jo pse kanë qenë liderë të PDK-së, por për shkak të UÇK-së, kushdo që thotë se UÇK nuk është në Hagë se ka lexuar mirë, UÇK është në Hagë, jo PDK, jo VV, jo Nisma. Këtu në Kosovë ka pasur l uftë për emra të përveçëm, por këta emra përfaqësojnë UÇK-në”, tha Çitaku.

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku, gjithashtu ka treguar se nuk do të jetë pjesë e garës për kryetare të PDK-së në konventën zgjedhore të 3 korrikut.

Lajmin e dha vetë Çitaku në Rubikon ku tha se vendimi për të mos kandiduar për kryetare të PDK-së vjen si rezultat i shkëputjes së saj të gjatë nga strukturat e këtij subjekti.