Vuçiq: Do e shtrojmë Magjistralen Mitrovicë e deri në Jarinja! Askush nuk guxon të na pengojë!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka informuar përfaqësuesit e serbëve nga Kosova se vendi i tij do të bëjë investime siç ka thënë “që do të jenë simbole të popullit serbë në Kosovë”.

“Janë dy qendra të mëdha klinike-spitalore në Mitrovicë dhe tjetra në Graçanicë që nis së shpejti të ndërtohet.

Do ta shtrojmë në plotni rrugën magjistrale nga Jarinja deri në Mitrovicë që i ka diku 53 apo 54 kilometra e që do të jetë sikur një pistë e vërtetë.

Me këtë do të tregojmë se cila është fuqia e shtetit të Serbisë krahasur me vitet e dekadat që shkuan”, tha ai, njofton Klan Kosova.