Vuçiq: Njohjen e Kosovës nuk do ta nënshkruaj unë, por dikush pas meje

Vuçiq: Njohjen e Kosovës nuk do ta nënshkruaj unë, por dikush pas meje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke paraqitur para Kuvendit të Serbisë raportin për dialogun me Kosovën, tha se ai nuk do ta nënshkruajë njohjen e Kosovës, por këtë do ta bëjë dikush tjetër pas tij.

“Nuk jam dez ertor, nuk do të iki as nuk do ta nënshkruaj njohjen [e Kosovës], këtë do ta bëjë dikush pas meje, por ne nuk mund ta mash trojmë popullin me histori se situata është ideale”, tha presidenti serb në seancën parlamentare kushtuar dialogut me Kosovën, transmeton Telegrafi.
Siç raportojnë mediat serbe, ai u bëri thirrje deputetëve të lu ft o jnë dhe të bashkohen, si dhe të kuptojnë situatën reale në lidhje me Kosovën, duke thënë se vetëm në atë mënyrë mund të peshohen ku ndër shtarët dhe kërkesat e tyre, “si dhe energjia dhe fo rca jonë që do të çonin në fitore”.

Ai theksoi se është e rëndësishme të kuptohen faktet në lidhje me Kosovën.

“Ne mund të mash trojmë veten se 50 për qind e pronës na përket neve. Ne mund të arrijmë deri te ajo vetëm me forcë, le ta gën jejë dikush tjetër”, tha Vuçiq.

Vuçiq tha se “mja fton të kalosh nëpër rrugën Prishtinë-Pejë dhe të shohësh vetëm shenjat, në mënyrë që të mos dëshironi të shkoni më kurrë atje”.

Ai shpjegoi se gjithçka është e lidhur nëse duan përparimin e vendit, ruajtjen e mar rëd hënieve me Perëndimin, marrjen e investimeve të huaja dhe u kërkoi deputetëve ta kuptonin këtë.

Ndryshe, derisa presidenti serb, Aleskandar Vuçiq, po rap ortonte sot para deputetëve në Kuvendin e Serbisë, lidhur me ecurinë e dialogut me Kosovën, ishte deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi i cili sërish ua tha në fytyrë të gjithëve për kri m et që i kanë kryer mbi civilët shqiptarë gjatë lu f t ës në Kosovë.

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe shef i Grupit parl amentar “Lugina e Bashkuara-SDA” në Kuvendin e Serbisë, sërish ka deba tuar për çështjet për të cilat Serbia heziton t’i diskutojë.